Në shkollat e Prizrenit, fillojnë vizitat sistematike mjekësore!

Në shkollat e Prizrenit kanë filluar vizitat sistematike mjekësore, për nxënësit e këtyre shkollave.
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, gjatë vizitës në SHFMU “Emin Duraku”, me drejtoreshën e DKA-së, Luljeta Veselaj-Gutaj dhe drejtoreshën e DSH-së, Burbuqe Berisha, ku filluan vizitat sistematike mjekësore të nxënësve, me ç’rast kanë takuar ekipet e mjekëve, mësimdhënësit e nxënësit dhe ndoqën nga afër këtë proces.
“Është detyrë e jona që t’i ruajmë fëmijët dhe të kujdesemi për brezat e rinj, pasi, shëndetësia dhe mirëqenia e qytetarëve është prioritet i qeverisjes sonë”, ka thënë Totaj./IndeksOnline/