Në Shkup sot do të mbahet takimi komemorativ për aktorin Luran Ahmeti

Me 25 mars ndërroi jetë aktori i njohur Luran Ahmeti.
Për të nderuar jetën dhe veprën e tij, sot do të mbahet një takim komemorativ, shkruan Indeksonline.

Ky takim do të fillojë nga ora 14:00 në Teatrin Shqiptar, në Shkup.
Kujtojmë se Lurani ishte i njohur për role të shumta në filma vendorë dhe ndërkombëtarë./Indeksonline/