75 Mall Live Search
21:14 / E Martë, 07 Mars 2023 / MSH

Në shqip dhe italisht, Andi kërkon nga publiku ta qojnë Gresën në finale

Pas largimit nga Big Brother VIP Kosova, ish konkurrenti i këtij formati televiziv, Andi i është drejtuar të gjithë ndjekësve me një falënderim për përkrahjen.

Mirëpo, pos falënderimit, ai ka pasur një tjetër apel më të rëndësishëm për ndjekësit e tij.

Teksa televotimi është i hapur me pyetjen “Kë doni ta dërgoni në finale”, Andi i ka bërë apel ndjekësve të tij për ta votuar të dashurën e tij bukuroshe, modelen Gresa.

“Dashurinë e jetës time me ma qu në finale krejt dhe drejt fitores. Votoni për Gresën”, është shprehur Andi, i cili kishte mbishkruar mbi foton e modeles, pak shqip, e pak italisht.