16:55 / E Enjte, 01 Tetor 2020 / indeksADMonline

Në Shqipëri 1 viktimë dhe 157 të infektuar nga COVID19

Sipas autoriteteve shëndetësore të Republikës së Shqipërisë, gjatë 24 orëve të fundit, një qytetarë ka vdekur dhe  157 qytetarë të infektuar gjatë 24 orëve të fundit nga pandemia COVID 19.

Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik deklaroi se sot është shënuar gjithashtu një numër rekord të shëruarish. Sipas saj janë shëruar 230 qytetarë duke e çuar në mbi 8 mijë numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në:75 raste në Tiranë, 10 në Korçë, nga 9 raste në Durrës, Berat, nga 6 raste në Fier, Gjirokastër, 5 në Vlorë, 4 në Kuçovë, nga 3 raste në Shkodër, Elbasan, Kavajë, Lushnje, Mirditë, Divjakë, nga 2 raste në Tropojë, Kamëz, Mat, Maliq, nga 1 rast në Kurbin, Devoll, Malësi e Madhe, Prrenjas, Bulqizë, Gramsh, Patos.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 203 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët vetëm 6 pacientë janë të intubuar.

Duke apeluar për vigjilencë të shtuar në çdo ambient, të mbani maskën, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet bizneseve që hapen sot.

“Restorantet dhe baret në ambiente të mbyllura duhet të funksionojnë vetëm sipas protokolleve të sigurisë, të cilat janë të detyrueshme për tu zbatuar nga çdo subjekt”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.