16:48 / E Mërkurë, 23 Shtator 2020 / indeksADMonline

Në Shqipëri 3 të vdekur dhe 121 raste të reja me COVID 19

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë, Flutura Beqo ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 3 viktima dhe 121 raste të reja me koronavirus.

Ministria ka bërë me dije se kanë ndërruar jetë; një 70-vjeçar nga Lushnja; një 71-vjeçar nga Lushnja dhe një 81-vjeçar nga Korça.

“Nga 887 testime të kryera brenda 24 orëve të fundit, janë shënuar 121 raste të reja, ndërsa janë shënuar 97 pacientë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar”, theksoi ministrja Beqo.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” janë duke trajtuar 189 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.