16:18 / E Diele, 20 Shtator 2020 / indeksADMonline

Në Shqipëri 4 të vdekur nga koronavirusi, 159 raste të reja

Në Republikën e Shqipërisë në 24 orët e fundit janë regjistruar 4 viktima si pasojë e COVD 19, ndërsa janë shëruar 52 pacientë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 64 vjeçar nga Korça dhe 3 qytetarë nga Tirana : një 71 vjeçar, një 81 vjeçar, një 89 vjeçar.

Gjatë kësaj periudhe janë bërë 844 testime dhe janë konfirmuar 159 të prekur me virusin Sars-Cov2, njoftoi ministria.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vënë në dukje se maskat janë domosdoshmëri për t’u mbajtur kudo ku ambienti është i mbyllur, në spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune, zyra shërbimesh.