75 Mall Live Search
21:43 / E Martë, 04 Maj 2021 / OSH

Në Shqipëri arrijnë 11,700 vaksina Pfizer

Sonte edhe në Shqipëri kanë arritur dozat e tjera të vaksinës Pfizer.

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se 11,700 vaksina kanë arritur tanimë në shtetin shqiptar.

“11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri – pjesë e kontratës së qeverisë me kompaninë Pfizer 7020 dhe një sasi e parë 4680 nga mbështetja e Bashkimit Europian”, tha ai./IndeksOnline/