13:31 / E Martë, 06 Tetor 2020 / indeksADMonline

Infermierëve dhe mjekëve, në Shqipëri, u rritet rroga 40 %

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se mjekët dhe infermierët atje do të kenë 40 për qind rritje rroge.

“Sot kemi edhe atë publikimin e masës që do marrim për pagat që do fillojë nga 1 janari, do përfshihen në Ligjin e ri të buxhetit për 2021. Të gjitha bluzave të bardha do ua rrisim 40% pagat”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se nuk është një rritje e vogël, teksa e cilësoi si premtim të mbajtur dhe të merituar për bluzat e bardha.