Në Shqipëri katër të vdekur dhe 171 raste të reja nga COVID 19

Ministria e Shëndetësisë në adresimin e përditshëm sa i përket menaxhimit të situatës me COVID 19 ka barë të ditur se brenda 24 orëve të fundit 4 persona kanë humbur betejën me virusin, ndërkohë që janë shënuar edhe 171 persona të infektuar.
Gjatë kësaj periudhe në Shqipëri: Janë kryer 952 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 171 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Ndërkohë që janë shëruar 85 qytetarë, duke e çuar në 9585 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 244 pacientë, 14 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, katër qytetarë, një 64 vjeçar nga Shkodra, një 66 vjeçare nga Pogradeci, një 71 vjeçar nga Skrapari dhe një 78 vjeçar nga Përmeti.
Ministria ka bërë të ditur se që nga data 15 tetor maska ose barriera mbrojtëse prej tekstili bëhet e detyrueshme edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.