Në Shqipëri katër të vdekur dhe 297 raste të reja nga COVID 19

Shqipëria vijon të ketë shifra të larta të të infektuarve nga koronavirusi. Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 297 raste të reja nga 1375 testime të kryera.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 111 raste në Tiranë, 30 raste në Shkodër, 25 raste në Durrës dhe Korçë, 18 raste në Elbasan, 14 rastë në Pogradec, 12 raste në Fier, 9 raste në Vlorë, 7 raste në Krujë, Berat, Sarandë, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Lushnje dhe Kuçovë, 4 raste në Kurbin, 3 raste në Kolonjë, 1 rast në Kavajë, Mirëditë, Mallakastër, Kamëz, Tepelenë, Rroskovec, Shijak, Patos, Cërrik.
Ndërkohë që 4 qytetarë të tjerë kanë humbur betejën me virusin duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 462. Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 61 vjeçar nga Saranda, një 70 vjeçare nga Elbasani, një 73 vjeçar nga Tropoja, një 81 vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Ministria ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 116 qytetarë, duke e çuar në 10341 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të pandemisë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 257 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.