16:55 / E Martë, 29 Shtator 2020 / indeksADMonline

Në Shqipëri katër të vdekur nga COVID 19

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 4 persona nga pandemia e koronavirusit. Ndërkohë që janë shënuar 127 raste të reja të infektuara.

Në spitalin Infektiv dhe në “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 190 pacientë, ku 16 janë në terapi intensive.

Ndërkohë, lajm i mirë është se në 24 orë janë shëruar nga virusi i rëndë 103 të infektuar, duke e çuar në 7732 numrin total të të shëruarve në vend.

Mirela Cami, Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor kërkoi që

të gjithë qytetarët dhe bizneset të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit dhe vendosjes së maskës.

“Maskat janë një domosdoshmëri për t’u mbajtur kudo ku ambienti është i mbyllur, në spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune, zyra shërbimesh”, theksoi ajo.