Në Shqipëri, nënë e bijë vdesin për një ditë nga Covid-19

Në Shqipëri vazhdon të rritet numri i viktimave si pasojë e Covidit-19.Mediat në Shqipëri kanë raportuar të mërkurën se në Spitalin e Tiranës “Shefqet Ndroqi”, sot kanë vdekur nënë e bijë nga Librazhdi.
Fillimisht ka vdekur 93-vjeçarja, kurse pas katër orësh edhe vajza e saj.
“Balkanweb” shkruan se nëna ishte 93 vjeç, kurse e bija 71.
Deri tashti, në Shqipëri kanë vdekur 1.332 qytetarë si pasojë e Covidit-19, ndërkohë janë prekur mbi 73.000 veta.