75 Mall Live Search
09:01 / E Diele, 19 Prill 2020 / indeksADMonline

Në Shqipëri numri i personave të shëruar nga koronavirusi është më i lartë se i atyre që janë ende të infektuar

Një mjek dhe dy infermierë i janë shtuar listët së personave të shëruar nga koronavirusi.

Lajmin e mirë e ka dhënë kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook, i cili thotë se në 24 orët e fundit janë shëruar 19 persona.

Ndërkohë numri në total i personave të shëruar ka shkuar në 302 nga 548 në total, prej të cilëve 39 janë personel mjekësor.

“Për të shtatën ditë radhazi, numri i të shëruarve është më i lartë se numri i të infektuarve aktivë”, shkruan kryeministri Edi Rama.

Fatkeqesisht 26 persona kane humbur jeten nga koronavirusi ne Shqiperi.