75 Mall Live Search
18:45 / E Mërkurë, 03 Shkurt 2021 / Blerim

Në Shqipëri për herë të parë mbi 1 mijë të infektuar

Shifra të larta të të prekurve me koronavirus janë raportuar këtë të mërkurë nga Ministria e Shëndetësisë.

1007 persona kanë rezultuar pozitivë nga 3849 testime të realizuara gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas Ministrisë 6 pacientë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 404 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Ndërkohë 581 qytetarë janë shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve 48,958 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i plotë: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur distancimin fizik; duke u kujdesur për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19.