75 Mall Live Search
16:13 / E Mërkurë, 14 Tetor 2020 / indeksADMonline

Në Shqipëri po vazhdon të rritet numri i të infektuarve, 5 të vdekur dhe 203 raste të reja nga COVID 19

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 5 viktima dhe 203 raste të reja nga pandemia e koronavirusit.

Sipas ministrisë Janë shëruar 87 qytetarë, duke e çuar në 9762 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 239 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 59 vjeçare nga Elbasani, një 79 vjeçare nga Vlora, një 87 vjeçare nga Tirana dhe dy qytetarë nga Durrësi: 66 dhe 85 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton se nga data 15 Tetor maska ose barriera mbrojtëse prej tekstili bëhet e detyrueshme edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.