18:28 / E Martë, 02 Mars 2021 / Blerim

Në Shqipëri regjistrohen 892 raste dhe 19 humbje jetë nga COVID 19

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 892 raste të reja me koronavirus nga 3,369 teste të kryera. Ministria e Shëndetësisë në raportimin ditor të rasteve bëri të ditur se, brenda ditës, si pasojë e sëmundjes, e humbën jetën edhe 19 qytetarë.

Totali i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë shkon në 108,823.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 760 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 71,173 që nga fillimi i epidemisë.

Ndërsa, aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 650 pacientë, 42 në terapi intensive, nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar. Sa i përket viktimave, nuk mundën të mbijetojnë, 10 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetetar nga Berati, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Mati, të moshave 48-87 vjeç.