75 Mall Live Search
10:43 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Trashtësia e borës arrin në 20 cm, në Shqipëri

Në Dardhë të Korçës reshjet e borës kanë vazhduar gjatë natës duke bërë që trashësia të arrijë deri në 20 cm në lartësinë mbi 1.200 m mbi nivelin e detit.

Aktualisht rruga që lidh Korçën me Dardhën është duke u pastruar dhe nuk ka probleme me qarkullimin.

Autoriteti rrugor dhe subjektet kontraktore kanë punuar gjatë natës për të mbajtur hapur të gjitha akset nacionale dhe për të mos krijuar probleme e vështirësi në qarkullim.