75 Mall Live Search
14:27 / E Martë, 17 Qershor 2025 / Z S

Në shtator fillon periudha për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta për votim përmes ekipeve mobile

Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, KQZ njofton se regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta do të fillojë gjatë gjatë muajit shtator të këtij viti.

Për të mundësuar votimin e personave të regjistruar si votues me nevoja të veçanta, KQZ do të angazhojë ekipet mobile në çdo komunë të Republikës së Kosovës, në ditën e zgjedhjeve, më 12 tetor 2025.

Po ashtu është bërë e ditur se regjistrimi dhe evidentimi i votuesve me nevoja të veçanta do të bëhet në bashkëpunim me institucione relevante dhe përmes platformës eletronike, e cila do të jetë e qasshme në kohën e fillimit të këtij procesi.

Votuesit me nevoja të veçanta përfshijnë tri kategori kryesore dhe regjistrimi i tyre do të bëhet brenda këtyre afateve:

Regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta do të fillojë më 7 shtator dhe do të përfundojë më 7 tetor 2025./Indeksonline/