Në shtëpinë e një 70-vjeçari që vrau veten u gjetën 30 fishekë, 7 garanata e municion i shumtë

Mbrëmë IndeksOnline ka raportuar se një 70-vjeçar kishte kryer aktin e vetëvrasjes në Komoran të Drenasit.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në objektin përcjellës të shtëpisë së viktimës, janë gjetur dhe janë konfiskuar armë zjarri AK-47, katër karikatorë me nga 30 fishekë, tre detonatorë elektrikë, shtatë granata dore, si edhe një sasi e municionit të ndryshëm.
Trupi i viktimës është dërguar për obduksion.
“Komoran, Gllogoc 10.11.2020 – 19:43. Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në objektin përcjellës të shtëpisë së viktimës, janë gjetur dhe janë konfiskuar armë zjarri AK-47, katër karikatorë me nga 30 fishekë, tre detonatorë elektrikë, shtatë granata dore, si edhe një sasi e municionit të ndryshëm. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./IndeksOnline/