10:49 / E Mërkurë, 30 Dhjetor 2020 / OSH

Në Shtëpinë e Pleqve asnjë rast me Covid-19, Hoti thotë se po iu ofrohen shërbime cilësore

Kryeministri Avdullah Hoti i shoqëruar ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, kanë vizituar Shtëpinë e Pleqve, në Prishtinë.

Hoti me këtë rast tha mbi 60 personave të vendosur në këtë shtëpi, po u ofrohen shërbime cilësore.

“Po ofrohet shëmimi më i mirë i mundshëm, e përgëzoj ministrin dhe stafin për kujdesin këtu”.

“Janë mbi 60 veta të vendosur këtu, u ofrohen të gjitha shërbimet, është mirë që nuk pasur asnjë viktimë nga kjo shtëpi”.

Kurse ministri Reçica tha se po punojnë në përmirësimin e kushteve.

“Ia kemi dalë dhe kemi kaluar me sukses ne kemi mbi 60 rezidentë që u ofrohen shërbime si në familje. Po fokusohemi në përmirësimin e kushteve”.

Krenar Reshitaj, mjek në Shtëpinë e Pleqve, tha se nuk kanë asnjë të infektuar më Covid, përderisa kanë qenë 50 persona me këtë virus që janë shëruar.

“Kemi pasur 50 rezidentë me Covid, nuk kemi pasur asnjë të vdekur. Tashti kemi zero të infektuar”.

Hoti me këtë rast tha se mbi 60 personave të vendosur në këtë shtëpi, po u ofrohen shërbime cilësore.