09:53 / E Premte, 25 Dhjetor 2020 / OSH

Në shtëpinë moderne dhe dhurata luksoze, si i pritën Krishtlindjet motrat Vjollca

Motrat Vjollca, Marina dhe Luana kanë uruar Krishtlindjet me një fotografi të ëmbël. Motrat e famshme kanë pozuar së bashku me të ëmën e tyre pranë pemës dhe dhe dhuratave të shumta.

Ajo që bie në sy gjithashtu është dhe se të trijat janë veshur me të kuqe ndërsa kanë dhuruar një buzëqeshje të ngrohtë përpara kamerës.

Luana e Marina shprehen se pranë tyre mungojnë 6 vajzat e tjera të familjes, motrat e tyre të mëdha si edhe dy mbesat. “Gëzuar Krishtlindjen nga VJOLLCAT! (Na mungojnë 6 femrat e tjera të familjes), ka shkruar Luana.