75 Mall Live Search
21:30 / E Mërkurë, 10 Mars 2021 / AR

Në shtetin ku paga minimale mujore është $0,65, prezervativët kushtojnë nga 1 deri në 4 dollarë

Gratë venezueliane po përballen me një mungesë të kontraceptivëve të përballueshëm, gjë që ka vënë në rrezik shëndetin e tyre. Shumë venezueliane duhet të zgjedhin midis marrjes së ushqimit dhe blerjes së kontraceptivëve për shkak të çmimeve të larta të produkteve të kontrollit të lindjes.

Po çfarë po ndodh në Venezuelë – shtetin ku milionerët janë të varfër dhe ushqimet bihen me thasë me para?

Venezuela është qeverisur për 20 vitet e fundit nga partia socialiste PSUV. Nga viti 1999 deri në vdekjen e tij në vitin 2013, Hugo Chávez ishte president. Ai u pasua nga krahu i tij i djathtë, Nicolás Maduro.

Në shtetin ku paga minimale mujore është $0,65,HUGO CHÁVEZ DHE NICOLÁS MADURO.

Gjatë më shumë se dy dekadave në pushtet, PSUV ka fituar kontrollin e shumë institucioneve kryesore duke përfshirë pjesën më të madhe të gjyqësorit, këshillit zgjedhor dhe gjykatës supreme. Por nën udhëheqjen e presidentin Maduro, ekonomia e Venezuelës u shemb. Mungesat e furnizimeve themelore u rritën ndjeshëm duke bërë që më shumë se 5 milionë njerëz të largoheshin, transmeton anabelmagazine.

Në dhjetor të vitit 2016, partitë e opozitës fituan shumicën në Asamblenë Kombëtare. Si përgjigje, presidenti krijoi Asamblenë Kushtetuese Kombëtare, të përbërë ekskluzivisht nga mbështetës të qeverisë, fuqitë e të cilëve tejkalojnë ato të Asamblesë Kombëtare. Që prej asaj kohe të dy trupat kanë qenë në mosmarrëveshje.

Maduro u rizgjodh president në 2018-n, por sondazhi u hodh poshtë si i manipuluar. Udhëheqësi i Asamblesë Kombëtare, Juan Guaidó, e etiketoi Maduro-n si “uzurpator” dhe e deklaroi veten president të përkohshëm në janar 2019.Në shtetin ku paga minimale mujore është $0,65,JUAN GUAIDÓ

Më shumë se 50 vende njohën si president Juan Guaidó-n, por ushtria venezueliane, një lojtare kryesore në vend, i ka qëndruar besnike Maduro-s, i cili ka qëndruar në pallatin presidencial dhe në krye të vendit. Një numër politikanësh të opozitës janë arrestuar dhe shumë prej tyre janë larguar nga vendi, duke përfshirë mentorin e Juan Guaidó, Leopoldo López.

Venezuela, e cila zotëron rezervat më të pasura të vajit në planet, gjendet në mes të një krize 5-vjeçare që i ka lënë raftet e supermarketeve bosh. Nivelet e krimit rriten çdo ditë dhe vendasit kanë frikë të dalin nga shtëpia natën. Për venezuelianët e thjeshtë, jeta e përditshme është kthyer në një sfidë për mbijetesë.

Në shtetin ku paga minimale mujore është $0,65,
Në shtetin ku paga minimale mujore është $0,65,

Vitet e mungesës së investimeve në infrastrukturë u përkeqësuan edhe më shumë nga sanksionet më të fundit të SHBA-së mbi sektorin e naftës në Venezuelë. Venezuela ka qenë në prangat e një krize ekonomike për vite me radhë me hiperinflacionin një nga problemet kryesore.

Në shtetin ku paga minimale mujore është $0,65,

Shumë fajësojnë Presidentin Nicolas Maduro për vështirësinë në të cilën ndodhet vendi. Ai nga ana tjetër, thotë se Venezuela ka rënë pre e një “lufte ekonomike” nga duart e Shteteve të Bashkuara dhe Europës.

Shën.red. Në ekonomi, inflacioni është rritje e përgjithshme e nivelit të çmimeve gjatë një periudhe kohore; kur niveli i përgjithshëm i çmimit rritet, secila njësi e monedhës ble më pak mallra dhe shërbime.

Disa analistë shpresojnë që nivelet shqetësuese të inflacionit t’i japin fund regjimit të Maduros. “Historia na ka mësuar se qeveritë që i çojnë kombet në inflacion, s’janë qeveritë që i nxjerrin nga inflacioni,” është shprehur Asdrubal Oliveros, drejtor i Ecoanalitica, një agjencie konsulence në ekonomi.

Burimet: CNN, Guardian, BBC