75 Mall Live Search
20:44 / E Enjte, 22 Shkurt 2024 / L K

Në Shtime po funksionalizohet Qendra e Inovacionit, përfitojnë 150 nxënës

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka njoftuar se së shpejti pritet të funksionalizohet Qendra e Inovacionit në këtë komunë.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai tha se nga ky projekt do të përfitojnë trajnime falas 150 nxënës, teksa 60 prej tyre do të subvencionohen nga Komuna e Shtimës në vlerë prej 16.200 euro.

Ai tha se të rinjtë e Shtimes do të kenë qasje në trajnime softuerike dhe në këtë mënyrë do t’i avancojnë edhe më shumë shkathtësitë e tyre digjitale e teknologjike.