10:14 / E Hënë, 23 Mars 2020 / indeksADMonline

“Në situata kritike e kuptojmë se jemi të ndryshëm, por të barabartë, si i pasuri, si i varfëri”

Ka muaj që e gjithë bota është shqetësuar nga virusi COVID-19.

Ky virus nuk la pa prekur edhe Kosovën. Madje që nga data 13 e deri më sot janë gjithsej 33 raste të konfirmuar me koronavirus.

Për të mbajtur sa më larg këtë virus, Qeveria e Kosovës ndërmori disa masa të veçanta në mënyrë që qytetarët të kujdesen sa më tepër për veten, familjen dhe rrethin.

Avokati, Arianit Koci tha se në situata kritike e kuptojmë që ne qeniet njerëzore jemi të ndryshëm, por të barabartë, transmeton Indeksonline.

Si i pasuri ashtu edhe i varfëri.

Postimi i plotë:

Në situata kritike, po e kuptojmē që ne qeniet njerëzore jemi të ndryshëm – por të barabartë.

Si i pasuri, si i varfëri.

Asgjë nuk na jep përparësi!

Në fakt, pëparësi kanë vetëm personat human – personat me zemër të bardhë.