75 Mall Live Search
10:33 / E Hënë, 13 Maj 2019 / indeksADMonline

Në skandalin e mashtrimit i përfshirë edhe Getinjo, dyshohet se mori 12 mijë franga nga çifti zviceran

Skandali i reperes kosovare që dyshohet se mashtroi një çift zviceran ku në bashkëpunim me vëllain e ka arritur të përfitoi nga ta afër 1 milion franga po shkon duke u zgjeruar.

Sipas gazetës zvicerane 20 minuten e cila po merret me hulumtimin e rastit, tani në këtë skandal është përfshirë edhe kunati i Loredanës, bëhet fjalë për reperin kosovar, Getinjo, përcjellë Indeksonline.

Është viktima Petra Z, ajo e cila ka treguar për mediumin që i ka transeruar para reperit.

“Vëllai i bashkëshortit të Loredanës, i cili është gjithashtu një artist i suksesshëm kosovar dhe arriti në krye të listave shqiptare në vitin 2016, mori edhe 12.000 franga nga Petra Z më 13.12.2017, gjë që është treguar me urdhërpagesa, të cilat janë në dispozicion nga 20 minuta. Petra Z ishte mashtruar duke menduar se shumat e transferuara do të përdoreshin për të marrë paratë e saj nga kredia e saj”, shkruan mediumi zviceran.

Ndryshe, Loredana ditë më parë mbajti një konferencë në Prishtinë rreth këtij skandali, e cila nuk mohoi se ka përfituar nga çifti zviceran, por që ajo hodhi poshtë akuzat se kjo është bërë nën shantazh dhe kërcënim./Indeksonline/