09:20 / E Enjte, 24 Dhjetor 2020 / OSH

Në Skënderaj përsëri luhet bixhozi, policia konfiskon kompjuterë, televizor si dhe tiketa të bastores!

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Skënderaj, në një lokal është bërë organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit është kontrolluar lokali dhe nga aty janë konfiskuar tre kompjuterë, një televizor si dhe një sasi e monedhave dhe tiketave të bastorës, shkruan IndeksOnline.

“Skenderaj 23.12.2020 – 21:28. Pas hetimeve të zhvilluara është marrë informata se në një lokal janë duke u luajtur lojëra fati, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit është kontrolluar lokali dhe nga aty janë konfiskuar tre kompjuterë, një televizor si dhe një sasi e monedhave dhe tiketave të bastorës.  Është intervistuar pronari i lokalit me urdhër të prokurorit rasti mbetet në procedurë të rregullt. Inspektorët komunal kanë mbyllë lokalin e shirit zyrtar”, njofton policia e Kosovës./IndeksOnline/