19:47 / E Mërkurë, 16 Shtator 2020 / indeksADMonline

Në Slloveni ngritët serish statuja e re prej bronzi e zonjës së parë të SHBA-së

Një statujë e re prej bronzi e zonjës së parë të Amerikës Melania Trump është ngritur në vendlindjen e saj në Slloveni. Ajo zëvendësoi një skulpturë prej druri që u dogj nga persona të panjohur menjëherë pasi u ngrit vitin e kaluar.

Disa e përshkruan statujën origjinale si “të turpshme” dhe thanë se nuk dukej si Melania Trump. Statuja e re ka një pllakë në të cilën është shkruar se i kushtohet “kujtimit të përjetshëm të monumentit të Melania që qëndronte në këtë vend”.

Trump u lind në Novo Mesto në vitin 1970, në qytetin Sevnica, kur Sllovenia ishte pjesë e Jugosllavisë.

Artisti amerikan Brad Downey bëri një statujë origjinale që u vendos jashtë Sevnica në vitin 2019. Mjeshtri vendas Ales Zupevc e gdhendi atë me një sharrë elektrike me zinxhir nga një trung peme.

Statuja është pikturuar blu, që të kujton pallton blu që zonja e parë veshi në inaugurimin e burrit të saj, presidentit Donald Trump.

Statuja u dogj më 4 korrik, Ditën e Pavarësisë së Amerikës, por Downey e la në ekspozitë në Slloveni, duke thënë se përshkruan “tensionet politike që ekzistojnë në këtë vend”.

Një statujë prej druri e presidentit Trump u vendos gjithashtu në Sevnica vitin e kaluar. Ishte gati e tetë metra e lartë, me një kokë dhe pirun në formë katrore. Ajo tërhoqi shumë kritika para se të digjej nga autorë të paemëruar në janar 2020.

Kryeministri Hoti përkrahë krijimin e Zonës së Lirë Ekonomike Ndërkombëtare në Vushtrri