Në Spanjë janë të sigurt, Griezmann futbollist i Barcës
Lidhja në mes të Barcelonës dhe Antoine Griezmann duket se mund të kurorëzohet gjatë afatit kalimtar të verës.
Mediat në Spanjë raportojnë se ylli francez ka pranuar kushtet e kampionëve të La Ligas dhe do të largohet nga Atletico.
Sipas Manu Carreno një gazetar i të përditshmes sportive spanjolle “Cadena Ser”, dy palët janë afër finalizimit të marrëveshjes për kalimin e lojtarit francez drejt gjigandit katalunas.
Ai madje beson se kampioni i Botës i ka pranuar kushtet e Barcës dhe vetëm pritet përgjigjia e skuadrës. /IndeksOnline/