75 Mall Live Search
17:11 / E Hënë, 18 Mars 2024 / LB

Në spital me helikopter, Fiorentina jep detaje mbi gjendjen shëndetësore të Barones

Fiorentina ka dhënë detaje nga gjendja shëndetësore e Administratorit të skuadrës, Joe Barone, i cili pësoi një atak kardiak të dielën në një hotel në Bergamo, teksa priste bashkë me skuadrën për ndeshjen ndaj Atalantës.

Barone u dërgua menjëherë me helikopter në spitalin San Raffaele të Milanos, ku vijon të jetë i shtruar, teksa me kërkesë të Fiorentinës, Liga e Serisë A vendosi të shtyjë ndeshjen për t’u luajtur në një tjetër datë.

“Joe Barone mbetet i shtruar në terapi intensive në repartin e kardio-kirurgjisë, të spitalit San Raffaele të Milanos në kushte klinike kritike, si pasojë e atakut kardiak të pësuar një ditë më parë. Organet jetësore po mbështetet nga pajisje artificiale dhe çdo parashikim për gjendjen e tij shëndetësore është i papërshtatshëm aktualisht”, shkruhet ndër të tjera në komunikatën e Fiorentinës./Sueprsport