75 Mall Live Search
09:55 / E Hënë, 23 Shkurt 2026 / Z S

Në Spitalin e Mitrovicës nis aplikimi i vaksinës BCG për parandalimin e tuberkulozit te të porsalindurit

Në Spitalin e Mitrovicës ka nisur aplikimi i vaksinës BSZH (BCG) për parandalimin e tuberkulozit te të porsalindurit.

Siç ka njoftuar ky spital më 23.02.2026, procesi i vaksinimit po bëhet në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të  Kosovës në Mitrovicë.

Postimi i plotë:

Në Spitalin e Mitrovicës nis aplikimi i vaksinës BSZH

​Vaksinimi me BSZH (BCG) tashmë ka filluar të aplikohet te të porsalindurit në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës në Mitrovicë. Deri tani ky proces nuk ishte kryer në spital.

​Vaksina po aplikohet pas lindjes, nga stafi i infermierëve të Repartit të Neonatologjisë, nën mbikëqyrjen e rregullt të mjekëve

​Vaksina BSZH (BCG) është vaksina që përdoret për parandalimin e tuberkulozit (TBC), një sëmundje infektive që prek më së shumti mushkëritë, por mund të përfshijë edhe organe të tjera të trupit.

​Ky proces po realizohet sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit dhe ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit të foshnjave që në ditët e para të jetës.

​Sipas mjekëve pediatër/neonatologë, vaksina është e sigurt, e testuar dhe rekomandohet nga autoritetet shëndetësore ndërkombëtare si masë efektive parandaluese.

​Kjo vaksinë është veçanërisht e rëndësishme për foshnjat dhe fëmijët e vegjël, pasi i mbron nga format e rënda të tuberkulozit, si meningjiti tuberkular dhe tuberkulozi i përhapur./Indeksonline/