09:01 / E Martë, 27 Tetor 2020

Në Spitalin e Pejës 21 pacientë me koronavirus, pesë në gjendje të rëndë

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 218 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta
18 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

7 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Kanë lindur 7 foshnje, 3 të gjithë të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore.

291 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,052
analiza, ndërsa janë kryer 11 operacione.

93 shërbime radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë 56 rëntgena, 20 EHO dhe 17 CT-ja.

1 Pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht po trajtohen 21 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 14 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 5 pacientë janë në gjendje më të rëndë.