7 persona me koronavirusin në gjendje të rëndë, në Spitalin e Pejës

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, aktualisht po trajtohen 70 pacientë me Covid-19.
Nga këta pacientë 60 të konfirmuar dhe 10 në pritje të rezultateve. Nga pacientët e shtrirë 20 janë në oksigjenoterapi, 7 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile.
Nga personeli i spitalit 5 mjekë, 4 infermierë dhe 1 bioinxhinier janë të infektuar me Covid-19, ndërsa numri i atyre që janë në pritje të rezultatit është 4.
Ndryshe gjatë 24- orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, kanë qenë 7 lindje, 3 lindje kanë qenë normale dhe 4 me prerje cezariane. Kanë lindur 7 foshnja, 4 të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.
203 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës. Nga këta 18 pacientë janë shtruar për trajtim të mëtutjeshëm.
Gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë kryer 8 operacione.
199 pacientë kanë kryer analiza, që në total janë bërë 2.387 sosh. /IndeksOnline/