08:50 / E Hënë, 25 Janar 2021 / C E

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 58 pacientë me coronavirus, tetë në gjendje më të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë vazhdon trajtimi i pacientëve me coronavirusin.

Në njoftimin e bërë nga Spitali i Pejës thuhet se aktualisht duke u trajtuar janë 58 pacientë, ku 31 sish janë në oksigjenoterapi, ndërsa nga ta 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa një pacient është në respirator (CPAP).

Ndryshe gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 564 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga ta 50 sish janë shtruar për trajtim të mëtejshëm.

“13 lindje kanë qenë gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 9 normale dhe 4 me prerje cezariane. Kanë lindur 14 foshnja, 6 të gjinisë mashkullore dhe 8 të gjinisë femërore, ngase një lindje ka qenë binjake”, bëhet e ditur në njoftim.

Në njoftim thuhet, ndërkaq se 447 pacientë kanë kryer analiza, që në total janë bërë 4.886 sosh, ndërsa janë kryer 13 operacione.