75 Mall Live Search
12:27 / E Enjte, 20 Gusht 2020 / indeksADMonline

Në Spitalin e Pejës nis shërbimi me respirator për pacientët me COVID

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë ka filluar të ofrohen edhe shërbime me Respirator për pacientët me Covid-19, shërbime këto që deri më tani janë kryer në QKUK.

Aktualisht po trajtohen 3 pacientë me Respirator, dy janë me CPAP mask dhe 1 pacientë është i intubuar.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë disponon me 4 Respirator për pacientët me Covod-19, dhe për këto shërbime po kujdesen ekipi i Mjekëve Specialist Anesteziolog të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.