75 Mall Live Search
13:50 / E Premte, 10 Korrik 2020 / indeksADMonline

40 pacientë me Covid-19 po trajtohen në Spitalin e Pejë

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë duke u trajtuar 40 pacientë me Covid-19!

Trajtimi i pacientëve me Covid-19, është duke vazhduar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Kështu aktualisht po trajtohen 40 pacientë dhe nga këta 39 pacientë janë të konfirmuar përmes testit me Covid-19 ndërsa 1 pacient është në pritje të rezultatit të testit.

4 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa pacientët e tjerë kanë gjendje stabile.

Për shkak se në Repartin Infektiv nuk ka më kapacitete për pranim të pacientëve një pjesë e pacientëve janë shtruar në Spitalin e Mushkërive.

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka marrë masa organizative të transferimit të infermierëve nga repartet e tjera në Repartin e Infektives në mënyrë që shërbimet shëndetësore të ofrohen sa më mirë.


Aktualisht nga personeli i spitalit tonë janë 3 mjekë specialistë dhe 1 bioinxhinier që janë të infektuar, ndërsa edhe 7 pjesëtarë të personelit janë në pritje të rezultateve.