Vdes një i burgosur në Spitalin Rajonal të Pejës
Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 03:15, në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet Z. Ll , i lindur më 1942.
I burgosuri, rreth orës 23:35 me rekomandim të mjekut të QK-së në Dubravë është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku me gjithë ofrimin e ndihmës mjekësore ka ndërruar jetë.
Z. Ll, po vuante nga një sëmundje e zemrës dhe mushkërive.
Ai ishte i dënuar për veprën penale: Vrasje e rëndë.
Sipas procedurave, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.