09:44 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / OSH

Në Spitalin Rajonal të Pejës vdes një i burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se mbrëmë rreth orës 23:30, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet H.B., viti i lindjes 1942, në Spitalin Rajonal të Pejës.

I burgosuri, rreth orës 16:50 me rekomandim të mjekut të Q.K.- Dubravë është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku me gjithë ofrimin e ndihmës mjekësore në Repartin e Kirurgjisë, ai ka ndërruar jetë.

H.B. po vuante nga hipertensioni arterial për çka edhe po trajtohej në vazhdimësi nga mjekët e institucioneve korrektuese.

Ai ishte i dënuar për veprën penale: Vrasje.

Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do ta verifikojë shkakun e vdekjes.