Në Spitalin Rajonal të Pejës vdes një i burgosur, ishte pozitiv me Covid-19

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 05:45 në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri M.C. , viti i lindjes 1948.
I burgosuri gjatë qëndrimit të tij në Qendrën Korrektuese Dubravë për një kohë të gjatë kishte probleme psikiatrike dhe ishte trajtuar me terapi përkatëse.
Nga 06.12.2020 me rekomandim të mjekut të Q.K.- Dubravë është shtruar në spital në Repartin Psikiatrik të Spitalit Rajonal të Pejës, ku me gjithër ofrimine ndihmës mjekësore, ai ka ndërruar jetë.
Gjatë qëndrimit të tij në Repartin Psikiatrik të Spitalit Rajonal të Pejës, M.C., më 10.12.2020 ishte testuar për Covid-19, me ç’rast kishte rezultuar pozitiv.
Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do ta verifikojë shkakun e vdekjes.