17:05 / E Hënë, 11 Mars 2019 / indeksADMonline

Në stadiumin e Hysit ende luhet futboll!

Ka më tepër se 5 vite që skuadra e Hysit është shuar. Stadiumi në Merdar, që ka qenë shtëpia e kësaj skuadre është në pronë të terminalit doganor.

Megjithatë aty ende luhet futboll. Dy shkollat e futbollit “Podujeva” dhe “Besiana” i zhvillojnë ndeshjet aty. Bejtush Bejta, përgjegjësi për mirëmbajtjen e fushës ka folur për Indeksonline rreth kësaj çështje.

“Për momentin qe dy vite Podujeva dhe Besiana janë duke i zhvilluar ndeshjet në Merdare. Përfaqësuesit e terminalit doganor na kanë lejuar që të zhvillojmë aktivitetet këtu pa pagesë por me marrëveshje që të mirëmbahet fusha, deri në një kohë të pacaktuar. Unë kujdesem për mirëmbajtje së bvashku me Sh.f “Besiana”. Dy shkollat e futbollit do ta shfrytëzojnë këtë stadium deri sa të përfundoj stadiumi i ri në Dumosh” deklaroi Bejta.

Në këtë stadium kishte zhvilluar ndeshjet gati 1 vit edhe Llapi derisa u renovua fusha e stadiumit “Zahir Pajaziti”. /Indeksonline/