Në stadiumin “Zahir Pajaziti” sot nis java e shtatë në Superligën e Kosovës

Sot zhvillohet një ndeshje e javës së shtatë në Superligën e Kosovës në futboll.
Skuadra e Tahir Batatinës, Llapi e pret në shtëpi në stadiumin “Zahir Pajaziti” ekipin nga Theranda, Suhareka, shkruan Indeksonline
Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 15:00, me dy skuadrat që janë në formë të mirë në këtë fillim të sezonit.
Nesër zhvillohen edhe dy ndeshje tjera, Ballkani-Ferizaj dhe Dukagjini-Drita.
Ndërkaq të dielen mbyllet java e shtatë me dy takime tjera, Gjilani-Prishtina dhe Feronikeli-Malisheva./Indeksonline/
