75 Mall Live Search
20:15 / E Diele, 18 Maj 2025 / G T

Në stilin e kampionit, portieri i Galatasarayt shënon gol në Superligë

Skuadra e Galatasarayt shënoi fitore 3:0 ndaj Kayserisporit, e vlefshme për javën e 36-të në Superligë, duke siguruar titullin kampion për sezonin 2024/25.

Golin e fundit e shënoi portieri, Muslera, shkruan Indeksonline

Për Galatan u akordua penallti në minutat e fundit dhe portieri e mori përsipër për ta goditur.

Muslera u tregua i saktë dhe shënoi gol. Ky ishte goli i dytë në karrierë për portierin e Galatasarayt./Indeksonline/