Kombëtarja e Italisë, në stilin e piratëve, bëri dje një stërvitje të veçantë!

Kombëtarja e Italisë në grupmoshat e reja U21 është duke u përgatitur për dy ndeshjet e muajit tetor.
Trajneri Silvio Baldini është duke e përgatitur ekipin e tij në mënyrën më të mirë të mundshme, shkruan Indeksonline
Dje trajneri italian detyroi lojtarët e tij të mbyllnin një sy dhe të stërviteshin me dhe pa top!
Një metodë e re kjo nga trajneri Silvio Baldini, i cili njihet për gjëra të tilla që një kohë të gjatë.
Italia U21 luan dy ndeshje gjatë muajit tetor, me 10 ndaj Suedisë dhe me 14 ndaj Aremenisë./Indeksonline/