20:37 / E Diele, 15 Tetor 2017 / indeksADMonline

Në Strugë po festohet për Ziadin Selën

Kandidati për kreun e Strugës, Ziadin Sela, ka filluar festën e fitores. Sipas “Aleancës për Shqiptarët” Sela është në epërsi kundër-kandidatëve të tij, raporton “Alsat”, përcjell albinfo.ch.

“Dua të përcjell një mesazh nga Strugën, për fitoren e Ziadin Selës dhe Aleancës për Shqiptarët. Megjithatë numërimi i votave po vazhdon, dhe kemi informata se vazhdojmë të prijmë dhe jemi fitues absolut”, deklaroi Garip Kaba, Aleanca për Shqiptarët.

Rezultatet preliminare ende nuk janë shpallur, derisa votimi ka përfunduar në ora 19:00.