75 Mall Live Search
00:58 / E Premte, 01 Janar 2021 / C E

Në Suharekë fëmija i parë i 2021-tës është vajzë

Në Suharekë fëmija i parë i lindur në vitin 20212 është një vajzë të cilën e kanë quajtur Asja.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Bali Muharremaj.

Ky është njoftimi i tij:

Kemi lindjen e parë të një vajze në QKMF – Suharekë dhe natyrisht kjo është e mrekullueshme, ngase gjithçka ka shkuar mirë ku nëna dhe vajza gëzojnë shëndet. Asja Llugaxhiu nga Vraniçi është e sapolindura në vitin 2021. Falenderim i veçantë vjen për stafin mjekësor të Gjinekologjisë në Suharekë. Asja të urojmë shëndet bashkë meprindërit. ?Bali Muharremaj