Në Suharekë, përballja e 2 trajnerëve më kundërthënës, ja përballjet e xhiros së 14-të
Superliga e Kosovës në Futboll po vjen e po bëhet më interesante në secilën javë.
Xhiroja e 14-të fillon nga ora 13:00 ku ndeshen gjashtë ekipe.
Në Skenderaj, Drenica pret Trepçën 89’, Drita në Gjilan ndeshet me ekipin e fundit në tabelë Dukagjinin.
Derbi do të ketë në dy orare, lideri në tabelë i “babës” Ismet, mirëpret Llapin e “special one” kosovar, Tahir Batatina.
Në kryeqytet Prishtina dhe Feronikeli do kërkojnë me çdo kusht fitoren për të mos u larguar nga gara për titullin./indeksonline/