“Ne të dy përgjithmonë”, Afrona bëhet nostalgjike për Bleron
Blero dhe Afrona Dika në shtator të këtij viti i thanë ‘Po’ njëri-tjetrit.
Çifti kurorëzuan dashurinë në një ceremoni me shumë të ftuar në bregdetin shqiptarë, Shëngjin, shkruan Indeksonline.

Ndonëse tashmë edhe zyrtarisht të martuar, Afrona dhe Blero për shkak të angazhimeve jo rrallë herë janë larg njëri-tjetrit.
E, kjo ka bërë që Afrona të ndjejë mall për bashkëshortin e saj dhe nostalgji për dasmën.

“Ne të dy përgjithmonë, nostalgji” ka shkruar Afrona në një fotografi të shkëputur nga dasma e tyre.
Ndryshe, Blero tashmë ka nisur punën për projektet e reja muzikore që pritet të lansohen para festave të fundvitit./Indeksonline/