09:30 / E Enjte, 12 Janar 2023 / AR

Në të mirë e në të keq, Kim, Khloe dhe Kris të pranishme në funeralin e nënës së Tristan Thompson

Kim Kardashian, Khloe dhe Kris Jenner janë shumë të qarta kur bëhet fjalë për Tristan Thompson, ato kanë vendosur ta mbështesin në një nga momentet më të vështira të jetës së tij dhe do të jenë të pranishme gjatë varrosjes së nënës së basketbollistit.

Burime për “TMZ” shprehen se trioja e klanit Kardashian do të fluturojë për në Toronto këtë javë për të marrë pjesë në funeralin e Andreas. Deri më tani është konfirmuar se Thompson ka planifikuar dhe paguar për të gjithë shërbesën, e cila do të jetë edhe një përkujtim i bukur dhe intim i jetës së nënës së tij.

Ky veprim i familjes pason atë të Khloe, e cila shoqëroi Tristan në avionin e tij privat në momentin kur ai u njoftua për humbjes e së ëmës nga një atak kardiak. Burimet shtojnë se është e rëndësishme për familjen Kardashian që të jenë aty për të dashurit e tyre, sidomos në kohëra të tilla.

Në fluturimin e parë Khloe u shoqërua edhe nga e motra, Kim, por më pas të dyja u kthyen në Los Anxheles. Sipas burimeve, Khloe ishte e afërt me nënën e Tristan dhe humbja e saj ishte e trishtë dhe e papritur për të gjithë.