75 Mall Live Search
17:00 / E Shtunë, 07 Qershor 2025 / G T

Në Tiranë nuk mungon as Gianni, trajneri italian në mbështetje të Shqipërisë

Kombëtarja e Shqipërisë sonte luan ndeshjen tejet të rëndësishme për kualifikim në Botërorin 2026, kundër Serbisë në “Air Albania”.

Në Tiranë është parë edhe ish-trajneri, Gianni De Biasi, shkruan Indeksonline

De Biasi do të jetë i pranishëm në tribunat e stadiumit “Arena Kombëtare” për ta përkrahur ish-kombëtaren e tij.

Kujtojmë që ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë zhvillohet sonte nga ora 20:45./Indeksonline/