75 Mall Live Search
11:22 / E Enjte, 29 Janar 2026 / G T

Në “tokën” e Maradona-s, Enzo Fernandez ia dedikoi golin pikërisht legjendës argjentinase

Skuadra e Chelseat mbrëmë mposhti 2:3 Napolin, për të siguruar top-8shen në UEFA Champions League.

Enzo Fernandez ishte golashënuesi i parë në këtë sfidë, shkruan Indeksonline

Mesfushori argjentinas në tokën e “Diego Armando Maradonas”, arriti të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë.

Dhe pikërisht, këtë gol mesfushori ia dedikoi legjendës, Diego Armando Maradona.

Ai festoi duke prekur fushën dhe duke drejtuar duart lartë në qiell.

Chelsea ia shkaktoi humbjen Napolit, dhe e eliminoi nga Liga e Kampionëve./Indeksonline/