75 Mall Live Search
13:21 / E Diele, 24 Korrik 2022 / MSH

Në top formë, Kabashi bën një asistim në Suedi

Arian Kabashi po vazhdon të tregojë formë të lartë në futbollin suedez.

Kabashi ka bërë një asist për Dalkurd në fitoren ndaj Jonkoping.

Ishte minuta e 81 e ndeshjes kur Kabashi e gjen Montagnan që shënoi golin e fitores për mysafirët.

I pranishëm në fitoren e Dalkurd ishte edhe babai i futbollistit kosovar, Nexhi Kabashi./Indeksonline/